×
  • Sport
  • Sport

    Bogdani: Me Zvicrën do të jetë një derbi i vërtetë

    Insajderi
    02 March 2016 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ne nuk do të shkojmë në Francë për turizëm. Kështu ka deklaruar ish-sulmuesi dhe zëvendës trajneri i Kombëtares Shqiptare, Erjon Bogdani, në një intervistë për sajtin italian “Tuttomercatoweb”.

    Golashënuesi më i mirë i Kombëtares ka thënë se ndeshja ndaj Zvicrës do të jetë një derbi i vërtetë edhe për shkak të rrethanave në të cilat luhet kjo ndeshje.

    “Me Zvicrën do të jetë në derbi e vërtetë, edhe për faktin se shumë shqiptarë dhe kosovarë luajnë atje. Nuk duhet të vetëkënaqemi, shpresojmë që gjithçka të shkojë për mirë”, ka thënë ai.

    Ish-sulmuesi i Salernitanës, Rexhinës, Kievos, Sienës dhe Livornos ka komentuar edhe favoritët për fitimin e Evropianit duke thënë se Spanja dhe Gjermania mbetën favorit për fitimin në këtë garë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark