×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Bogdani zbulon “Brojën” e ri të Kombëtares: Vetëm mos e ngarkoni me presion

    Insajderi
    21 June 2022 - 15:45

    Eljon Toci është një tjetër element që duhet marrë në konsideratë për të ardhmen e Shqipërisë. Sulmuesi është golashënuesi më i mirë tek të rinjtë e Fiorentinës.

    Ndërkohë vëmendja nga kuqezinjtë nuk i ka munguar, pasi mori ftesën e Alban Bushit te U-21. Në një prononcim për mediat italiane, Bogdani shprehu vlerësimet më të mira për Tocin.

    “Është djalë i mirë, me cilësi fantastike, por nuk duhet ta ngarkojmë me pritshmëri të larta dhe presion. Që ka aftësi të madhe, kjo nuk diskutohet. Shqipëria e ka thirrur së fundmi te U-21.

    Kalimi nga të rinjtë në ekipin e parë nuk është kurrë i lehtë. Nëse Toci do të jetë në gjendje të qëndrojë i përulur, atëherë do t’i luajë letrata e tij në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Bogdani. 

    “Fiorentina.it” shkruan se trajneri i ekipit të parë të Fiorentinës, Italiano, është duke menduar që t’i jap një shans edhe Toci gjatë miqësoreve përgatitore për sezonin e ri që ta shoh më nga afër.

    Kjo do të jetë një mundësi e artë për sulmuesin kuqezi, mediat lokale e cilësojnë si “Ibrahimovici” shqiptar. Në rast së bind trajnerin, sezonin e ri mund të debutojë në Serie A.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark