×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bogujevci u garanton deputetëve se Kosova ka përkrahje të madhe në Këshillin e Evropës

    Insajderi
    14 October 2022 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bugujevci, i ka informuar deputetët për fjalimin historik që ka mbajtur në Këshillin e Evropës.

    Ajo tha se ka qenë nder pë të që të flas në emër të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të KiE dhe falënderoi të gjithë anëtarët e delegacionit.

    “Për herë të parë na është dhënë e drejta e fjalës në seancën plenare si përfaqësues të Kosovës, unë ndihem shumë e nderuar së pari i falënderoj kolegët që pata nderin ti drejtohem asamblesë së përgjithshme të Këshillit të Evropës, faleminderit për nderin e dhënë kolegëve, Arben Gashi, Enis Kervan deputetes Ariana Musliu-Shoshi, Besnik Tahiri”, ka thanë ajo.

    Bogujevci tha se Kosova është në rrugë të duhur për anëtarësim në këtë organizatë të rëndësishme dhe ka mbështetje, por ende ka punë për tu bërë.

    “Ky është vetëm fillimi jemi në proces të anëtarësimit në Këshill të Evropës kemi shumë përkrahje ka shumë atmosferë pozitive por kemi edhe shumë punë për të bërë. Ngadalë dale po i afrohemi jemi në rrugën e drejtë në rrugën e duhur për të krijuar kushte për qytetarët qysh është gjykata për të drejtat e njeriut e të tjera, faleminderit edhe një herë për përkrahjen”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark