Boksieri gjerman me origjinë turke Musa Yamak, humbi jetën të shtunën e kaluar, pasi u rrëzua në ring nga një atak në zemër gjatë një mbrëmjeje në Garching, një qytet afër Mynihut.
Yamak, 38 vjeç, i cili debutoi në vitin 2017, kishte 8-0 (KO) në karrierën e tij profesionale, deri në ndeshjen e tij të së shtunës, në të cilën u përball me boksierin ugandez Hamza Wandera (20-19-3, 15 (KO). Para fillimit të raundit të tretë, Yamak u ndje keq dhe ra në tapet pa ndjenja.
Boksieri mori ndihmën e parë në ring nga anëtarët e ekipit të tij, më vonë u ndihmua edhe nga publiku, derisa mbërriti shërbimi i urgjencës. Më pare, publiku ishte zhvendosur mënjanë, që të mund të transferohej Musa, i cili vdiq në spital.
Sipas policisë, rreth 50 persona kishin shqetësuar shërbimin e shpëtimit që nga mbërritja e tyre, për shkak të ndërhyrjes së vonuar. Rezultati, sipas “Bild”, ishte se 15 patrulla dhe një njësi speciale e policies, u mobilizuan për të siguruar zonën.