×
  • Showbiz
  • Show

    “Bomba” shqiptare revoltohet ndaj komenteve negative: Trutë në kokë nuk m’i vendosin vithet as gjoksi..

    Insajderi
    31 October 2022 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjithnjë në top formë dhe një imazh shumë i dashur, sidomos për gjininë mashkullore. Flasim për Alesia Bamin, e cila shpesh herë komentohet dhe për format e saj trupore.

    Në rubrikën “Trotuar” u diskutua rreth tendencës së vajzave për të patur vithe të mëdha. Gjatë bisedës  Alesia u shpreh se ndihet e irrituar ndaj komenteve që e paragjykojnë duke u shprehur se ‘trupin ia ka falur Zoti’ dhe nuk del në ekran për tu bërë model për vajzat që e shohin.

    “Unë nuk i vë ato kilet jo për Kim Kardashian, por për asnjë në botë. Mua mi ka falur Zoti dhe nuk kam çfarë të bëj, të gjykojnë njerëzit apo të mos gjykojnë. Gjëja më e shëmtuar është kur dëgjon njerëz që të komentojnë në bazë të formave trupore dhe thonë s’ke tru në kokë.

    Jo mo jo se një femër trutë në kokë nuk ia vendos as vithet, as gjoksi. Unë nuk e ndryshoj dot veten time dhe të dal në ekran t’i them vajzave mos u bëni kështu si jam unë. Unë këto kile nuk kam pse t’i humb për të mos dhënë këtë model. Vajzat janë aq të zgjuara”, u shpreh modelja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark