×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bombat nga Ferizaji- A do të flasë edhe Haki Abazi nesër për fisin Kalash apo nuk do të trembet?

    Insajderi
    15 February 2023 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ishte viti 2016 kur ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj kishte ftuar mediat të dalin në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ të kryeqytetit për një konferencë ku prezantoi ‘zbulimin’ e tij. Nuk kishte të bënte asgjë me politikë, por, me një fis ilir të quajtur “Kalasha” në Afganistan. Edhe pse Salihaj e kishte thirrur konferencën për një temë krejt tjetër dhe shumë serioze, ai në minutat e fundit kishte vendosur ta ndërrojë temën. Ndoshta u frikësua.

    Por, shtatë vite pas, bashkëvendasi i Salihajt nga Ferizaj, Haki Abazi paralajmëroi një konferencë për media. Kjo konferencë pritet të shkaktojë përplasje të ashpër mes deputetit dhe partisë që përfaqëson.

    Abazi përmes një statusi në Facebook njoftoi opinionin publik se ka kuptuar që kryeministri Kurti ka dhënë urdhër që ai të shkarkohet nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe për heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

    Përveç këtij diskutimi, Abazi tha se do të flasin edhe për disa audio/video inçizime, që sipas tij, Kurti po kërkon t’i mbulojë me urdhërin e dhënë për shkarkimin e tij.

    Konferenca pritet të fillojë në ora 10:00 në hollin e Kuvendin të Kosovës.

    Mbetet për tu parë e dëgjuar se a do të flas deputeti Abazi për çështjet të cilat i paralajmëroi fuqishëm apo do të heqë dorë në momentet e fundit dhe do të flasë për fisin Kalash.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark