×
Show

“Bon Bon” i Era Istrefit në film Hollywoodian

Insajderi
02 July 2017 - 20:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Pas Europës dhe kryesisht tregut gjerman, ku Bon Bon qëndroi për një kohë të gjatë në krye të klasifikimeve, këtë here fama e Erës ka shkuar përtej Atlantikut, duke bërë që Hollywood të këndojë shqip.

Bëhet fjale për komedinë më zë re të gjigandit të industrisë kinematografike, “Rough Night”, ku nder kolonat e shumta zanore te tij, renditet edhe “Bon-bon”-i shqiptar.

“Rough night” ka për protagonistë kryesore Scarlet Johansson, e cila sëbashku me aktorët e tjera të filmit argëtohet në një klub nate, teksa në sfond dëgjohet “Bon Boni” i Erës, raporton TCh.

Subjekti i “Rough night” vërtitet rreth 5 shoqeve të ngushta gjimnazi, të cilat bashkohen 10 vjet me vonë në një festë beqarie në Miami. Festa e tyre e çmendur merr një kthese të papritur kur padashur vrasin një striptist.

Mes ankthit për të mbuluar gjithçka ato do ta gjejnë edhe një herë miqësinë në çastet kur do të kenë më shumë nevojë.

“Rough night” momentalisht po shfaqet në të gjithë rrjetin e kinemave Imperial.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark