×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Bora Zemani tregon të papriturën që ndodhi pas puthjes së saj me Donaldin

    Insajderi
    26 October 2021 - 09:15

    Mbrëmë në Për’puthen u diskutua edhe për puthjen mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në Big Brother VIP.

    Ishte analisti Arjan Konomi, i cili filloi të ngacmonte Borën pas puthjes që dhanë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Ajo tha se ato ishin emocione të bukura, derisa tregoi edhe një të papritur që i ndodhi shoqes së saj të ngushtë.

    “Ishin shumë emocione të bukura realisht. Ka qenë fundi i javës shumë emocionues, ajo dalja në Big Brother, ku u përcollën mesazhe të forta dashurie e nuk është e rëndësishme që këto mesazhe të jenë vetëm për partnerin, por dhe për shoqen e ngushtë. Në fakt, megjithëse u bë historia publike, po ndaj diçka tjetër. Mua nuk mu mbyll e premtja aty. Gjatë bisedës me Semin përmendëm shoqen tonë tjetër të ngushtë Aulona, e cila po priste bebin të vinte gjatë kësaj jave. Nga emocionet e forta i filluan dhimbjet e lindjes që atë natë dhe atë mbrëmje isha me të”, tha Bora.

    Arjani më pas filloi ta pyeste se a ishte ky një pajtim dhe Bora tha se ka shumë pikëpyetje.

    Ai gjithashtu e përgëzoi për atë që bëri për Semin dhe për surprizën që i bëri.

    “Kam shumë pikëpyetje. Nuk di as vetë o Arjan se ç’ndodhi! Deri diku e prisja që do ngacmohesha, lidhur me këtë pjesë, por nuk e mendoja kurrë që do arrinte në atë pikë. Mos më ngacmo akoma, se nuk i kam shumë përgjigje”, tha Bora, duke qeshur. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark