21:05 - 12 Tetor 2022

Komisoni Evropian ka publikuar sot raportin e sivjetshëm për Kosovën. Ish-kryeredaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Ridvan Berisha, ka reaguar pasi në raport thuhet se bordi i RTK’së u zgjodh në mënyrë të pavarur dhe të merituar.

Berisha tha se ky konkludim i KE nuk është i vërtetë. Ai tha se bordi dhe menaxhmenti i RTK’së janë zgjedhur me ndikim të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Raportim aspak i sakt për RTK nga ana e zyrës së BE-së në Kosovë, manipulim i madh i realitetit! Bordi dhe menaxhmenti i RTK janë zgjedhur me influencimin direkt të Qeverisë Albin Kurti dhe të presidentes Vjosa Osmani!”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Raportim aspak i sakt për RTK nga ana e zyrës së BE-së në Kosovë, manipulim i madh i realitetit!

Bordi dhe menaxhmenti i RTK janë zgjedhur me influencimin direkt të Qeverisë Albin Kurti dhe të presidentes Vjosa Osmani!

Zero meritokraci pati në këtë proces!

Edhe femijtë e kuptojnë këtë, pse po mashtroni!