×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bordi i RTK-së – eliminohet militanti i VV-së, Jeta Xharra: S’po na vyejnë këso njerëz mo!

    Insajderi
    20 November 2021 - 19:41

    Një status i gazetares Jeta Xharra, i bëri për kandeditatët potencialë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës, ka ngritur shumë reagime.

    “Ma në fund, parlament që insiston në bord publik me 50 % gra dhe 50% burra! A votohen me këtë përbërje s’mundemi me ditë, por fakti që ky komision ka zgjedh me propozu diçka të tillë është një barrierë e thyme në paragjykimin që ekziston në Kosovë se gjithçka që e zgjedh parlamenti mjafton me pas 30% gra. I inkurajoj deputetët me e votu një bord me përbërje të tillë qysh e ka propozu ky komision”, ka shkruar dje Xharra, transmeton Gazeta Insajderi.

    Pas këtij shkrimi i menjëhershëm ka qenë komenti në shkrimin e Xharrës nga militanti i Vetëvendosjes, Mentor Llugaliu.

    “Zonjë je shumë gabim edhe nuk është mirë me u përzi në sendet që nuk i din. Konkursi për anëtarë të Bordit të RTK-së është hapur në bazë të Ligjit për RTK, i cili ligj decidivisht thotë se me dy gra në bord përmbushet kuota gjinore. Ti po thirresh në Ligjin për Barazi Gjinore, po në këtë rast Ligji për RTK e prevalon Ligjin për Barazi Gjinore sepse është i ashtuquajturi Lex Specialis. Në rastin konkret une dhe disa të tjerë jemi të dëmtuar shkaku i tekeve të dikujt që don me kriju rregulla në fund të lojës. Unë si i dëmtuar sot jam anku kundër vendimi dhe do të padis komisionin nëse nuk e përmirësojnë shkeljen/diskriminimin që më është bërë”, ka shkruar Llugaliu, transmeton Gazeta Insajderi.

    Xharra nuk e ka lënë pa i kthyer edhe një herë përgjigje.

    “Ti je godit ne fakt se deri tash ke bo tifo për parti, vec kuptoje qartë pse je godit e mos u viktimizo. Kurkush mo si do ata që bojne tifo, e sidomos jo në media. S’po na vyjne qasi njerëz mo”, ka shkruar tutje Xharra, transmeton Gazeta Insajderi.

    Komentet dhe kundërkomentet Xharra-Llugaliu mund t’i lexoni të plota më poshtë:

    Lexo edhe:

    Shiko edhe:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark