×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Borell: “Rusia duhet të detyrohet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës”

    Insajderi
    01 December 2022 - 19:14

    Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borell ka bërë me dije se së bashku me partner të tij në OSBE do të zhvillojë bisedime për situatën në Ukrainë.

    Borell theksoi se në këtë takim do të kërkohet që Rusia të paguajnë për rindërtimin e infrastrukturës në Ukrainë.

    “Ne kemi sekuestruar pothuajse 20 mld euro nga oligarkët dhe njerëzit që mbështesin Rusinë dhe kontrollojmë rreth 300 mld nga burime financiare të bankës qendrore ruse. Këto para do të përdoren për të rindërtuar Ukrainën”, ka thënë Borell gjatë takimi ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, në Lodz të Polonisë.

    Kreu i diplomacisë evropiane denoncoi sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, duke e konsideruar atë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të OSBE-së.

    “Rusia ka sjellë luftë në Evropë, ka minuar kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ka dështuar të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare” , tha ai.

    Borrell tha gjithashtu se Evropa dhe bota “kanë nevojë për një rend të ri sigurie në Evropë, pasi Rusia shkatërroi plotësisht atë që kishim”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark