×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Borell takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Angazhim për të çuar përpara procesin e anëtarësimit

    Insajderi
    22 September 2021 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë si edhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell shtroi një darkë jozyrtare me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

    Ky ishte takimi i dytë i tillë i organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë, pas darkës joformale në Bruksel në maj.

    Përfaqësuesi i Lartë dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor patën një shkëmbim të hapur mbi situatën në rajon dhe mbi marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, gjithashtu në kuadër të samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor muajin e ardhshëm.

    Borrell theksoi nevojën për një angazhim të fortë si nga partnerët e Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare për të kapërcyer dinamikën aktuale dhe për të çuar përpara procesin e anëtarësimit.

    Në këtë takim morën pjesë presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidenti i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Zheljko Komshiq, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark