×
  • Sport
  • Sport

    Boris Johnson: Do të bëjmë gjithçka që të ndalojmë Superligën Evropiane

    Insajderi
    19 April 2021 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ka dal kundër themelimit të Superligës Evropiane të Futbollit.

    Johnson tha se do të bëjë gjithçka me autoritetet e futbollit që ta ndalojë Superligën Evropiane.

    “Do të shikojmë me autoritete e futbollit se çka mund të bëjmë që kjo të mos kaloj në mënyrën se si është propozuar. Nuk mendoj se është lajm i mirë për tifozët, nuk mendoj se është një lajm i mirë për futbollin në këtë vend”, tha Johnson.

    Këtë Superligë e kanë kundërshtuar ashpër FIFA dhe UEFA që kanë paralajmëruar klubet dhe lojtarët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion dhe poashtu edhe Presidenti i Francës, Macron. /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark