×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Borrell: KE e mbështet punën e Prokurorisë së Kosovës

    Insajderi
    26 October 2020 - 16:26

    Komisioni Evropian mbështet fuqimisht punën e Kolegjeve të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorisë së Specializuar të Kosovës dhe e konsideron punën e saj kryesore për përparimin e mëtejshëm të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, ka thënë nënkryetari i Komisionit dhe Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell në pyetje për aktakuzat e Prokurorisë Speciale të cilat supozohet se do të ngritën për persona të caktuar.

    “Ato janë një demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundimin e ligjit, i cili nga ana tjetër është element kryesor i përparimit të Kosovës në rrugën evropiane, por edhe i angazhimit të përgjithshëm të BE në Ballkanin Perëndimor si tërësi”, ka pretenduar Borrell.

    “Bashkimi Evropian i kushton rëndësi të madhe kapërcimit të trashëgimisë së kaluarës dhe heqjes së pandëshkueshmërisë në të gjithë rajonin”, ka theksuar Borrell.

    Shefi i diplomacisë së BE gjithashtu kujtoi se negociatat midis Kosovës dhe Serbisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella po vazhdojnë, si dhe se ka pasur përparim të madh. “Të dy palët duhet të bëjnë përpjekje të rëndësishme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse juridikisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe thelbësore në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugën e tyre evropiane”, thuhet në përgjigjen e pyetjes parlamentare të bërë më 1 shtator./Insajderi.org.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark