×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Borrell mirëpret vendimin e NATO-s për trupa shtesë në Kosovë: Qetësia të rivendoset menjëherë

    Insajderi
    30 May 2023 - 23:05

    Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Jorep Borrell, ka mirëpritur vendimin e NATO’s që të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë.

    Borell po ashtu ka kërkuar që qetësia në Veriun e Kosovës të rivendoset.

    Këtë vendim NATO e mori për shkak të situatës së tensionuar në Veriune Kosovës.

    ”I mirëpres SG NATO jensstoltenberg Vendimi i tij për të vendosur 700 trupa shtesë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë bashkërendimin dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë me NATO_KFOR duke përfshirë përmes EULEXKosovo”, ka shkruar Borell në Twitter.

    Nga e premtja në Veriun e Kosovës situata është e tensionuar, ku kryetarët e zgjedhur shqiptarë hynë në objektet e komunave.

    Protestuesit serbë u përpoqën ta ndalonin këtë me çka edhe gjendja nuk ishte e qetë.

    Por eskalimi erdhi të hënën, ku protestuesit serbë u përplasën me KFOR’in.

    Disa ushtarë të KFOR’it kanë mbetur të lënduar prej sulmeve nga protestuesit serbë që institucionet e Kosovës i cilësojnë si banda serbe.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark