×
  • Lajme
  • Insajderi

    Borrell nga Samiti i BE-së: Në fund të muajit mund të kemi një mbledhje për dialogun Kosovë-Serbi

    Insajderi
    23 June 2022 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

    Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi se në BE ka një atmosferë gatishmërie për të ripërtërirë procesin me Ballkanin Perëndimor.

    Mirëpo, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, tha se është i zhgënjyer me mungesën e progresit në negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për pranim në BE.

    “Nuk jemi ku do të duhej të ishim me Ballkanin Perëndimor. Sot ne do duhej të lansonim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim. Ende ka shpresa, nuk e di çfarë mund të bëjë Parlamenti bullgar në orët në vazhdim”, tha Borell.

    Ai, gjithashtu, përmendi arritjen e marrëveshjes për energji ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dy ditë më parë. Ai paralajmëroi se “ndoshta deri në fund të muajit mund të kemi një mbledhje tjetër të nivelit të lartë në kuadër të dialogut”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark