×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Borrell: Rreth 1 mijë e 100 ushtarë ukrainasë trajnohen nga BE-ja

    Insajderi
    03 December 2022 - 08:50

    Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell deklaroi sot se deri më tani, 1 100 ushtarë kanë marrë pjesë në misionin stërvitor të BE-së për ushtrinë ukrainase.

    Borrell tha se misioni tregoi vullnetin e Evropës për të mbështetur Ukrainën ndërsa ajo mbrohet kundër Rusisë.

    Ministrat e Jashtëm të BE-së nënshkruan misionin më 14 nëntor. Fillimi zyrtar ishte një ditë më vonë. Disa shtete të BE-së tashmë po trajnojnë ushtarët ukrainas në bazë të marrëveshjeve kombëtare.

    Gjithsej deri në 15 000 ushtarë do të trajnohen në 20 vende anëtare.

    Misioni stërvitor do të paguhet nga BE-ja. Borrell vendosi koston në 100 milionë euro.

    Përveç kësaj, 15 milionë euro do të përdoren për municione, si dhe shpenzimet e vendeve individuale.

    Bundeswehr i Gjermanisë ka planifikuar të marrë pjesë me monavra luftarake dhe taktike. Në total, në Gjermani pritet të trajnohen deri në 5000 ushtarë ukrainas.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark