×
  • Lajme
  • Insajderi

    Borxh deri në tri vjet – MPJ detyrohet të paguaj mbi 8 mijë euro shtesë për vonesa në fatura

    Insajderi
    30 June 2022 - 11:29

    Ministria e Punëve të Jashtme, detyrohet të paguaj mbi 8 mijë euro shtesë për shkak se u vonu tri vjet për të paguar faturat që do të duhej të kryente brenda 30 ditësh. Thesari sipas vendimit përmbarimor kishte ekzekutuar pagesën në vlerë prej 41,400 euro nga buxheti i ministrisë

    Sipas legjilsacionit në fuqi institucionet janë të obliguara që faturat t`i paguajnë brenda 30 ditësh. Por një veprim të tillë nuk e ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Në të paktën 23 fatura, për mos pagesë jo vetëm që e ka kaluar 30 ditëshin por vonesat kishin qenë deri në 3 vite, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas gjetjeve të Auditorit të Përgjithshëm, për këto 23 fatura është tejkaluar shuma, dhe Ministria e Punëve të Jashtme ka paguar mbi 8 mijë euro për shpenzime shtesë.

    “Faturat e viteve 2018-2021 (23 fatura) në vlerë prej 33,141€ nuk ishin paguar në afatin e paraparë ligjor. Vonesat ishin deri në mbi 3 vite. Thesari sipas vendimit përmbarimor kishte ekzekutuar pagesën në vlerë prej 41,496€ nga buxheti i Ministrisë. Prej tyre 33,141€ ishte borxhi kryesor kurse 8,356€ ishin shpenzimet shtesë në emër të procedurës kontestimore/ përmbarimore, interesit dhe ekspertit financiar”, thuhet në gjetjet e auditorit.

    Shkaktar I mos pagesës së tyre sipas ZKA ka qenë mungesa e një sistemi të pranimit të faturave dhe pranimi i tyre nga departamentet e ndryshme.

    Por, një praktikë e tillë kanë ndikuar që Ministria të jetë subjekt i padive nga operatorët ekonomik, duke shkaktuar shpenzime shtesë gjyqësore e përmbarimore.

    Ky insitucione i rekomandon ministrisë që të sigurojë se të gjitha obligimet paguhen brenda afatit 30 ditor nga pranimi i faturës ose kërkesës për pagesë, në mënyrë që të shmangen kostot shtesë si pasojë e pagesave me procedura përmbarimore apo gjyqësore. /Gazeta Insajderi

    Keqpërdorimet tjera në MPJ sipas auditorit:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark