×
  • Lajme
  • Lajme

    Bosnja kërkon përjashtimin e Kosovës nga CEFTA

    Insajderi
    11 December 2018 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mirko Sharoviq ka thënë se mund të kërkojnë përjashtimin e Kosovës nga CEFTA, pas vendimit për taksë prej 100 për qind naj mallrave të importuara nga Bosnja e Hercegovina.

    Ministri i Tregtisë së Jashtme të Bosnjës, Mirko Sharoviq ka thënë se mund të kërkojnë përjashtimin e Kosovës nga CEFTA, pas vendimit për taksë prej 100 për qind naj mallrave të importuara nga Bosnja e Hercegovina.

    Taksa prej 100 për qind është vendosur edhe për mallrat serbe andaj Sharoviq ka thënë se nuk kanë nevoje t’u kundërvihen me masa të njëjta por mund të kërkojnë ndëshkimin e Kosovës nga marrëveshja që parasheh tregti të lirë, transmeton lajmi.net.

    “Në mbledhjen e 17 dhjetorit do të njoftojmë Johannes Hahnin dhe Federico Mogherinin”, deklaroi Sharoviq për “TV Alfa”.

    Sharoviq ka theksuar se Kosova me inkuadrim në CEFTA ka pranuar faktin se Bosnja e Hercegovina nuk e ka pranuar shtetësinë e Kosovës dhe kjo nuk mund të jetë si kusht i tregtisë së lirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark