×
  • Sport
  • Sport

    Bossi i mafisë së futbollit sfidon shtetin e Kroacisë, ikë në Bosnje

    Insajderi
    19 April 2021 - 18:02

    Ish kryetrajneri dhe drejtori sportiv i Dinamo Zagrebit, Zoran Mamic (vëllai i Zdravko Mamic), ka lënë Kroacinë, duke ikur në Bosnje, raporton Insporti.

    Mamic u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg, megjithatë, ai tashmë zyrtarisht është arratisur, pasi ka kontaktuar autoritetet kroate dhe i njoftoi ata se gjoja dëshiron të vuajë dënimin e tij në Bosnje.

    Mamic ishte paraparë që të paraqitej në burg javën tjetër, por që ai padyshim iku në Bonje për t’u bashkuar me vëllain e tij të arratisur në Hercegovinë.

    Ndryshe, Zoran Mamic dha dorëheqjen si trajner i Dinamo,  pasi u dënua me katër vite burg për mashtrim me transferimet e lojtarëve, ku fitoi rreth 13 milion £. Teksa, edhe vëllai i Zoran, Zdravko Mamic, ish administrator boshnjak i futbollit dhe agjenti sportiv, aktualisht është në kërkim për arrest, /Insporti.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark