×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Bota e artit shpreh ngushëllime për vdekjen e George Michael

    Insajderi
    26 December 2016 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Michael ka vdekur në Ditën e Krishtlindjeve, në moshën 53-vjeçare, ka bërë të ditur publicisti i tij.

    “Jam i tronditur thellë. Kam humbur një mik të dashur – një shpirt bujar dhe një artist i shkëlqyer”, ka shkruar këngëtari Elton John në llogarinë e tij në Instagram.

    Menaxheri i Michaelit, Michael Lippman, ka thënë se këngëtari ka vdekur nga dështimi i zemrës.

    Policia ka thënë se nuk ka rrethana të dyshimta të vdekjes. Ylli anglez ka shitur mbi 100 milionë albume gjatë karrierës së tij prej gati katër dekadash.

    Në vitin 2011, Michael ka shtyrë disa koncerte pasi është trajtuar nga pneumonia.

    Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur edhe Duran Duran, Madonna, Robbie Williams, Boy George e të tjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark