Nëse po prisnit që të shijonit sfilatën më të bukur në botë të modës, na lini t’ju themi se sfilata e engjëjve të Victoria’s Secret është anuluar zyrtarisht këtë vit!
Dje brand-i i njohur i të brendshmeve seksi, njoftoi se kompania po punon për të shpëtuar reputacionin e saj, pas rënies së vlerësimeve dhe kritikave për mungesën e diversitetit të saj.
Kompania L Brands njoftoi zyrtarisht se këtë fundvit nuk do t’i shohim engjëjt në pasarelë, katër muaj pasi modelja Shanina Shaik dha lajmin e trishtë.
Vendimi është pjesë e një lëvizje për të “evoluuar mesazhin e kompanisë” dhe duket se shfaqja është drejt rrugës për t’u bërë një relike e së kaluarës.
Kompania po largohet nga metodat ekstravagante të marketingut, pasi shitjet në Victoria’s Secret vazhdojnë të bien.
Shitjet kanë rënë 7 për qind në tremujorin e fundit në krahasim me një rënie prej 2 për qind në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.