×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bota arabe kushtëzon Katarin

    Insajderi
    23 June 2017 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Katër shtete arabe i kanë dërguar Katarit një listë prej 13 kërkesash që duhet t’i përmbushë, nëse do që t’i hiqen sanksionet.

    Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni i kanë kërkuar Katarit, mes tjerash, të mbyllë transmetuesin e tij, Al Jazeera-n, të reduktojë lidhjet me Iranin dhe të mbyllë një bazë ushtarake turke që të gjitha brenda dhjetë ditësh.

    Katari, për më shumë se dy javë, është izoluar nga fqinjët arabë, nën akuzat se financon terrorizmin dhe nxit jostabilitet.

    Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, ka thënë më herët se nuk do të negociojë derisa të hiqen masat ndëshkuese.

    Ai po ashtu ka mohuar se vendi i tij mbështet “ndonjë organizatë terroriste”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark