×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet libri i ri me poezi i Emin Z. Eminit

    Insajderi
    30 May 2023 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtëpia e mirënjohur botuese “Armagedoni” nga Prishtina ka botuar librin e ri me poezi të krijuesit Emin Z. Emini.

    Ky libër ka titullin “Pema me kokrra kripe” dhe do të jetë shumë shpejt në duart e lexuesve, si dhe në Panairin e Librit në Prishtinë, që do të fillojë më 06 qershor të këtij viti.

    Shënim për këtë vepër poetike të Emin Z. Eminit:

    Ta shohësh hollë e hollë, lirikat e vëllimit poetik “Pema me kokrra kripe” të Emin Z. Eminit s’janë veçse strumbullari tematik, estetik e semantik i Atdheut. Rrotull-rrotull titulli na e sjell në kujtesë “Lulen e kripës” të Jakov Xoxës, “Atdheu është dhimbje” të Fatos Arapit e të Bardhyl Londos. E pra, Atdheu i Eminit, larg folk-patriotizmit, është dhembje e dhimbje, është vuajtje e lëngatë, është dashuri e psalm përjetësie, është prush e akull; është edhe eros e tanatos; është edhe gjithëprani e pavdirur.

    Në strukturën e lirikës së Eminit lëshon shtat liria, një përmasë tjetër gjëllimi kjo, bijë e luftës së përhershme dhe, brendapërbrenda saj, drama me shumë plane, pamje dhe akte. Madje edhe fjalësi i ndërtimit të muranës sintaksore i vjen që andej nga dramaturgjia.

    Po ç’ju tek autorit të thotë: “Jam një kokërr kripe/ braktisur nga zemërimi i detit”?

    A s’e gjejmë kripën edhe në pikën e lotit? A s’e gjejmë një oqean të tërë në një pikël aq të vogël? “Si kripa në prush, si kripa në sy” – thotë proverbiali, s’janë veçse krismë e dhimbje e dashuri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark