×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet libri me poezi i Ballsor Hoxhës

    Insajderi
    09 June 2023 - 20:44

    Shtëpia botuese “Olymp” nga Prishtina këto ditë ka botuar librin me poezi të shkrimtarit dhe intelektualit prishtinas, Ballsor Hoxha.

    Libri ka titullin “Këndej dhe andej barrës së lirisë” dhe shumë shpejtë do të jetë i pranishëm në libraritë e Prishtinës dhe qyteteve të tjera të Kosovës. Të interesuarit mund ta gjejnë edhe në shtandin e shtëpisë “Bardbooks” në Panairin e Librit “Prishtina 2023”.

    Për këtë libër me poezi të Hoxhës, poeti nga Tirana Arti Lushi shkruan:

    Një mendje dhe penë brilante: Autentik, burimor dhe me një dell të shëndetshëm dëliri- çka përben kusht “sinë qo anon” një regjistër dhe plazmë krijuese dhe, për rrjedhojë, bën që Ballsor Hoxha, jo thjesht të jetë një autoritet i padiskutueshëm ne letërsinë tonë të vogël/ të madhe, porse ta prijë atë drejt sfidave, burimeve dhe konstelacioneve të mijëvjeçarit të ri.

    Autori Hoxha i ka të botuara një sërë veprash artistike dhe studimore, si “Nirvanë qyteti”, poezi, “Njerëzore”, poezi, “Lexime të pafundme të Kadaresë”, studim letrar, “Bardhëzi”, tregime etj. Tregimet e Ballsor Hoxhës janë të përkthyera dhe të botura në gjuhën maqedonase, të cilat u promovuan dhe u vlerësuan nga lexuesi dhe kritikët letrarë në Shkup.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark