×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet romani “Hemisferat e Serenës” i Elvi Sidherit

    Insajderi
    27 May 2023 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krijuesi dhe përkthyesi i njohur i letërsisë, Elvi Sidheri, së fundmi ka botuar edhe romanin e tij të ri që ka titullin “Hemisferat e Serenës”.

    Në njoftimin e tij për botimin e romanit, krijuesi Sidheri shkruan se “Hemisferat e Serenës” është një roman ku ngërthehen kohë, kultura, personazhe dhe pikërisht hemisfera të ndryshme, në thelbin e karaktereve të dy personazheve kryesore femërore të këtij tregimi përmes një vazhde historike ngjarjesh, rrëfimesh, përvojash e dëshmish, ku mishërohen Tirana e kapërcyellit të viteve 1930-1940 të shekullit të shkuar, mes fillesave të pushtimit fashist dhe ngjizjes së mugët të diktaturës moniste (përmes sakrificës së pashembullt të një gruaje shqiptare, që flijon gjithçka, për hir të lirisë së saj dhe mospranimit të regjimit), duke vijuar nëpër Italinë e viteve të pasluftës, ku mërgata shqiptare gjeti shpëtimin nga diktatura, gjer në Kosovën dhe veçanërisht Mitrovicën e bumit kulturor, ekonomik e shoqëror të viteve 1970, ku do të krijohet një puqje krejt e pagjasë dhe oaz lirie shqiptaro-shqiptare.

    Breznia e dytë e këtij rrëfimi letrar, që shenjon thelbësisht përvijimet letrare të këtij romani, do të përçohet në gjurmët e eksodit biblik të shqiptarëve drejt Italisë në fillimin e viteve 90, derisa hemisferat që ngërthehen në thelbin e këtij libri, do të prekin dimensionin e tyre të mëtejshëm, duke u rrënjosur në Brazilin e larmisë së kulturave, ngjyrimeve dhe trashëgimisë së mahnitshme etnologjike e njerëzore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark