×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botoi vargjet satanike të shkrimtarit që u plagos me thikë, Botuesja Dudaj: Jam kërcënuar me e-mail

    Insajderi
    13 August 2022 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për botuesen Arlinda Dudaj ka qenë shumë e rëndësishme që vargjet satanike të autorit Salman Rushdie të vijnë në shqip. Ajo tha se vazhdimisht e sjellin përkthimin edhe prej potencialit të autorit, i cili të premten u sulmua në Nju Jork ndërsa ishte në skenën e një amfiteatri duke folur.

    Sipas Dudajt në këtë tragjedi që i ndodhi botës letrare jemi duke kuptuar dëmin e Islamit, por atij politik jo Islamit në vetvete.

    “Kjo që ndodhi na bën të mendojmë dhe reflektojmë shumë thellë se çfarë po ndodh realisht dhe sa të lirë jemi për të thënë atë që kemi për të thënë,” – u shpreh botuesja. Dudaj rrëfeu se kur ka botuar vargjet satanike të përkthyera në shqip ka marrë një e-mail ku është kërcënuar.

    “Falë Zotit jetojmë në Shqipëri dhe në Shqipëri duket sikur është më e zbutur, të paktën kështu duket, ose njerëzit janë më të mirëkuptueshëm, por unë e kam thënë gjithmonë, mjafton të lexohet libri se po e lexove e kupton. Ai u përdor nga Islami politik,” – u shpreh ajo për euronews.al.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark