Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj po vazhdon ta rris mbështetjen e tij në garën për kryeqytetin.
Përmes profilit të tij në facebook, Haradinaj tregoi se nga sot, shumë qytetarë të fshatit Mramor iu bashkëngjitën atij në garën për Prishtinë.
Ndër të tjera, Haradinaj theksoi se neglizhimi shumëvjeçar i zonave rurale ka marrë fund.
Postimi i plotë
Në Mramor, bashkë me shumë burra që sot ju bashkangjiten ndryshimit të madh për Kryeqytetin e të gjithëve.
Është e qartë tash, që Prishtinën po e presin shumë punë të mira, Mramori dhe të gjitha fshatrat tjera do të trajtohen me kujdes të veçantë dhe barabartësi. Neglizhimi shumëvjeçar i zonave rurale, që janë pjesa më vitale e Prishtinës, ka marrë fund.
Ne kemi vizion dhe plan për të gjithë.
#eparaPrishtina #punamarë