Bravo shpreson që Messi do ta mendojë edhe një herë pensionimin – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Bravo shpreson që Messi do ta mendojë edhe një herë pensionimin

    Insajderi
    27 June 2016 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portieri i kombëtares së Kilit dhe bashkëlojtari i Lionel Messit te Barcelona, Claudio Bravo shpreson që futbollisti më i mirë në botë do të luajë ende me Argjentinën.

    Pasi e mposhti Argjentinën me skuadrën e tij kombëtare Kilin, Bravo nuk kaloi pa komentuar edhe deklaratën e fuqishme që lëshoi mbrëmë Messi, i cili tha se do të pensionohet nga kombëtarja Argjentinase.

    Portieri që fitojë dorezën e artë, si portieri më i mirë në Kupën e Amerikës tha se Messi është futbollisti më i mirë në botë, njofton Goal.com.

    “Ne e dimë kualitetin që ka ai. Ai është futbollisti më i mirë në botë”, tha ish-portieri  i Real Sociedadit. “Unë shpresoj që ai të vazhdoj të luajë për Argjentinën në vitet e ardhshme”.

    Messi u shpreh i dëshpëruar pas disfatës në finalen e Kupës së Amerikës, duke thënë se humbja e katër finaleve rresht me kombëtaren argjentinase e bën të vështirë vazhdimin me Argjentinën. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark