×
  • Lajme
  • Insajderi

    Brenda 24 orëve 550 të shëruar nga koronavirusi

    Insajderi
    22 November 2020 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 550 persona të infektuar me COVID-19.

    Nga Instituti kanë bërë të ditur se për 24 janë testuar 1 mijë e 831 mostra, nga të cilat 707 kanë rezultuar pozitive.

    Në 24 orët e fundit kanë vdekur 10 persona të infektuar me koronavirus.

    Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 34.295 raste nga 131.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 914 raste të vdekjes.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338”, ka njoftuar IKSHPK.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark