×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Britanikët me sytë nga qielli, shohin Mbretëreshën kudo

    Insajderi
    09 September 2022 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndarja nga jeta në moshën 96-vjeçare të Mbretëreshës Elizabeth II solli trishtim te britanikët. Turma shpërtheu në lot gjatë himnit kombëtar, jashtë Buckingham Palace, ndërsa u njoftua lajmi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Shumë njerëz u panë duke qarë, pasi flamuri u ul në gjysmështizë.

    Ndërkohë, shumë persona kanë kapur foto të reve, të cilat sipas tyre, ngjajnë me Mbretëreshën që qëndroi në fron për 70 vjet.

    Ndërkohë, në momentin e shpalljes së vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, një ylber i dyfishtë u shfaq mbi Buckingham Palace, i cili shtrihej deri në Kështjellën Windsor. Për shumë nga britanikët që u bënë dëshmitarë të këtij fenomeni natyror, kjo ishte një shenjë nga Mbretëresha e cila sipas tyre po njoftonte se u largua me të vërtetë.

    Madje kishte nga ata që i komentuan dy ylberet si Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Phillip teksa bashkoheshin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark