Shqipëria ka mësuar të gjithë kundërshtarët e saj për kualifikueset e Euro 2024 dhe mund të themi Kombëtarja është me fat.
Pjesë e Grupit E është Polonia e pas saj Çekia, ndërsa poshtë saj “kuqezinjtë” kanë Ishujt Faraoe dhe Moldavinë.
Shqipëria do të kërkojë hakëmarrjen ndaj Polonisë, pasi siç dim, Polonia ia shuajti shpresat Shqipërisë për kualifikim në “Katar 2022”, duke e mposhtur në “Air Albania”.
Për Kombëtaren e Shqipërisë ky short mund të cilësohet shumë me fat, pasi që gjasat për tu kualifikuar në “Euro 2024” nuk janë të vogla.
Çekia dhe Polonia do të jenë “arrë” e fortë për Shqipërinë, por Ishujt Faroe dhe Moldavia mund të cilësohen si outsajderët e grupit.
Shumë fansa “KuqeZinjë” do ta presin me shumë interesim ndeshjen ndaj Polonisë, duke marr parasysh skenarin që ndodhi në kualifikueset e Botërorit.
Armando Broja pritet të jetë faktori kyç i Shqipërisë në këto kualifikuese, dhe përballja ndaj 9-shit më të mirë në botë – Robert Lewandowski, pritet të jetë e zjarrtë.