Interi e ka fituar trofeun e Kupës së Italisë në futboll këtë edicion.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi triumfoi në finalen dramatike kundër Juventusit në stadiumin “Olimpico” në Romë.
“Neurazzurët” fituan 2:4 vetëm pas vazhdimeve, për shkak se 90 minutat e rregullta u mbyllën baras 2:2.
Festa për trofeun e 8-të të Kupës së Italisë në histori të klubit ishte e madhe si nga lojtarët brenda fushës edhe në tribuna te tifozët.
Marcelo Brozoviq, futbollisti kroat ka befasuar të gjithë pas ndeshjes i cili ka publikuar fotografi në Instagram me cigare dhe birrë në duar.
Brozoviq në fotografi shihet me portierin e tretë të skuadrës, Alex Cordaz.
Interi e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh vetëm pas shtatë minutave me anë të mesfushorit italian, Nicolo Barella i cili realizoi supergol, transmeton demokracia. Juventusi “tregoi dhëmbët” me të nisur pjesa e dytë e takimit në “Olimpico”.
Alvaro Morata fillimisht barazoi shifrat në minutën e 50-të, për ta përmbysur më pas serbi Vlahoviq.
Interi barazoi shifrat dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt me anë të Çalhanoglut që shënoi nga penalltia, gol ky që i dërgoi skuadrat në vazhdime.
Nëntë minuta pasi nisi pjesa e parë e vazhdimeve, Interi kaloi në epërsi me golin e Ivan Perishiqit nga penalltia.
I njëjti i dha goditjen e fundit Juventusit nga distance për rezultatin përfundimtar 2:4.