Pak orë para duelit klasik të futbollit evropian në mes të Italisë dhe Gjermanisë, portieri italian, Gianluigi Buffon ka thënë se rivali i tij gjerman është më i mirë se ai momentalisht.
Madje, portieri i Juventusit e ka quajtur “ofendim” për portierin e Gjermanisë, Neuer, ta krahasosh me një portier 38-vjeçar si ai, njofton Insajderi.
“Kam thënë që Neuer është më i mirë se unë, sepse në fund të fundit mund të jetë e vërtetë”, tha Buffon. “Do të ishte ofendim për të ta krahasosh me një portier 38-vjeçar. Ai është duke treguar se është një portier i klasit të lartë, meriton çdo respekt”.
Gjermania dhe Italia do të ndeshen sot me fillim nga ora 21:00 në stadiumin e Bordosë në Francë, në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të “Euro 2016”.
Neuer dhe Buffon janë ndeshur disa herë më parë, si në nivel klubesh, ashtu edhe kombëtaresh. /Insajderi.com