Gianluigi Buffon ka shpërthyer në lotë pas eliminimit nga “Euro 2016”, kur penalltitë shpërblyen gjermanët në klasiken e futbollit kontinental.
Kjo gjë i ka prekur të gjithë, por veprimi më domethënës, që tregon përmasat prej një kampioni të madh, është veçimi nga pjesa tjetër e axurrëve, kur po hipnin në autobus, në stadiumin e Bordosë. Portieri 39-vjeçar ka shkuar dhe i ka përqafuar tifozët blu një e nga një, para se skuadra të nisej nga Franca.
Po ashtu, megjithëse me lot në sy, portieri i kombëtares gjermane nuk ka harruar t’ia urojë fitoren portierit gjerman, Manuel Neuer.
“Gianluigi Buffon më uroi me lotët që i shkonin në fytyrë. Ai është një njeri fantastik”, deklaroi portieri gjerman.
Kujtojmë se koha e rregullt e ndeshjes çerekfinale Gjermani-Itali dhe shtesa prej 30 minutash përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa pas penalltive kampionët e botës siguruan gjysmëfinalen e “Euro 2016”.
Kapiteni dhe simboli i Italisë, portieri Buffon, ka dy dekada që luan futboll, ka fituar gjithçka në karrierë dhe ka fituar edhe Kupën e Botës 2006, përveçse ka provuar edhe humbje të mëdha, por disfata ndaj Gjermanisë me penallti e ka goditur rëndë. /Insajderi.com