×
  • Showbiz
  • Show

    ‘Bujari qenka flakë sot’ – Provokoi ‘vëllanë e madh’ duke i përmendur emrin, dënohet Einxhel

    Insajderi
    26 January 2022 - 01:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Moderatorja Einxhel Shkira ka provokuar shikuesit e spektaklit të “Big Brother VIP”.

    Ajo po bisedonte me banorët e tjerë në dhomën e gjumit për “Vëllain e Madh”, madje duke përmendur dhe emrin e tij, ose të paktën një prej personave që flet me ta në dhomën e rrëfimit.

    “Bujari qenka flakë sot”, u shpreh Einxhel për vëllanë e madh, ndërsa ku i fundit e dënoi moderatoren që të bënte 30 pompa.

    Einxhel nisi t’i bëjë pompat por jo në mënyrën e duhur.

    Banorja e shtëpisë qëndronte e përkulur duke marrë më shumë vëmendje me linjat e saj trupore.

    Ndërkohë, Einxhel ngacmohej nga Monika, Arjola dhe Iliri.

    Herë pas here banorët flasin për vëllanë e madh, gjë e cila është e ndaluar, dhe në shumë raste atyre u flitet me kodin “kujdes mikrofonin”.

    “Kjo quhet zhytje në ujë, stil i bukur, vetëm pompa nuk quhen”, ishin disa nga komentet e banorëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark