×
  • Sport
  • Sport

    Bukuroshja që nuk u ndahet sportistëve

    Insajderi
    05 December 2018 - 19:09

    Futbollisti i njohur brazilian Alexandre Pato dhe top-modelja kanadeze Danielle Knudson nuk janë më bashkë. Ata janë ndarë gjatë muajit nëntor, pas një lidhjeje që zgjati gjashtë muaj.

    Burime të afërta me të dy kanë bërë me dija se lidhja e tyre ka filluar në maj, ishte mjaft intensive dhe e shëndoshë, por ai ritëm nuk zgjati shumë.

    Pato tashmë shihet me një vajzë tjetër nëpër rrugët e Rio De Zhaneiros.

    Braziliani ishte yll i madh i futbollit botëror, sidomos në vitin 2007, kur nga Internacionale u transferua te Milani.  Ishte një talent shumë i madh, por që nuk i realizoi pritjet prej tij.

    Në vitin e kaluar ai luajti për skuadrën kineze Tianjin Teda.

    Ndërsa, Daneille Knudson është e njohur si vajzë që i adhuron sportistët e njohur, pasi para se të lidhjes me Paton, një kohë ishte me tenistin kanadez Milosh Raonic.

    Mbetet të shihet kush do të jetë “viktima” e radhës për bukuroshen kanadeze.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark