Futbollisti shqiptar i Saint Gallen, Albert Bunjaku, në një intervistë për të përditshmen zvicerane ‘Blick’ thotë që faza e dytë do të jetë periudha kur ai do të shkëlqejë, raporton Insajderi.
Sulmuesi ka vetëm një gol të shënuar dhe 2 muaj të lënduar në fazën e parë të kampionatit zviceran, tani ai thotë se ka ardhur koha të rikthehet protagonist në elitën e futbollit zviceran.
“Synimi im për vazhdimësinë e kampionatit është të shenoj dhe ta ndihmoj sa më shumë skuadrën që të arrijmë objektivat që kemi”, tha ai.
Reprezentuesi i Kosovës, Bunjaku, gjithashtu foli edhe për prurjen më të re të ekipit St. Gallen, futbollistin e Bayernit Gianluca Gaudino i cili sapo është huazuar në Zvicër tek skuadra e Bunjakut. Ai tha se është i impresionuar me talentin gjerman dhe me teknikën qe ai posedon dhe tha që do t’i ndihmojë shumë skuadrës.