×
  • Lajme
  • Insajderi

    Burim Bujupi i skandalit të 2 milionë eurove kalon në PDK

    Insajderi
    28 November 2020 - 20:43

    Burim Bujupi është bërë pjësë e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Ramiz Lladrovci, kryetari i Drenasit.

    “Sonte, Nëndega e PDK-së në Arllat, është më e madhe për 70 anëtarë (familje), ndërsa grupi parlamentar i PDK-së, më i fortë për një asamblist.Ne nuk do të ndalemi, do të punojmë edhe më shumë, edhe më mirë, sepse zotimi ynë para më meritorëve tanë është përkushtimi për mirëqenien e qytetarëve, sundimi i ligjit, transparenca dhe llogaridhënia”, ka shkruar Lladrovci, transmeton Gazeta Insajderi.

    “Këto vlera ishin edhe motivi që nëndegës tonë në Arllat iu bashkuan anëtarët e Nismës së bashku me asamblistin komunal të kësaj partie, z. Burim Bujupi. Mirënjohës dhe falënderues për z. Bujupi dhe anëtarët e rinj të PDK-së të Nëndegës Arllat”!

    Burim Bujupi isht jesë e skemës së vjedhjes milionëshe nga Thesari.

    Gazeta Insajderi, ka mësuar se në xhirollogarinë e Bujupit ishte procesuar një transaksion në vlerë prej mbi 50 mijë eurove disa orë pas transferimit të mjeteve të vjedhura nga Thesari në llogarinë e “LDA Group” Sh.P.K., tregojnë të dhënat që ka siguruar Insajderi.

    Bujupi, aktivitetet e tij i ndan mes politikës e biznesit.

    Përfituese nga skema e vjedhjes së buxhetit të shtetit është edhe një familjare e Bujupit. Gazeta Insajderi ka mësuar se nga kompania “LDA Group” Sh.P.K., pas 9 tetorit, 30 mijë euro janë transferuar në xhirollogarinë e 65-vjeçares, Myrvete Muhadri, vjehrrës së Burim Bujupit.

    Njoftimi i Lladrovcit:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark