×
  • Lajme
  • Lajme

    Burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

    Insajderi
    27 November 2021 - 19:59

    Një burrë dhe grua kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga gazi në Golem.

    Policia bën me dije se rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

    Por kush janë viktimat?

    Dy shtetasit, Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë bashkëjetonin vetëm prej pak ditësh bashkë dhe mësohet se nuk janë të martuar por as bashkëjetues prej një kohë të gjatë. Fëmijët e të dy viktimave kanë denoncuar mungesën e tyre duke mos ditur asgjë për jetesën e tyre se bashku në këtë shtëpi.

    Anila Llulla është larguar nga banesa më datë 25.11.2021 dhe për këtë ka bërë kallëzim djali i saj, pasdite në Komisariatin e Policisë numër 4.

    Djali i viktimës, Mihal Jani 60 vjeç e kishte kërkuar disa herë të atin në celular dhe ai nuk e hapte. Mëoshet se ai sot pasdite ka shkuar tek shtëpia dhe I ka rënë derës, e cila nuk u hap nga askush.

    Me ndihmën e policisë dhe të zjarrëfikëses, në orën 17:45 është hapur dera dhe janë gjetur trupat e viktimave.

    Njoftimi i plotë:

    Kavajë/ Informacion paraprak

    Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark