×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Burri burgoset nëse harron ditëlindjen e gruas, ligjet më të çuditshme në botë

    Insajderi
    30 September 2022 - 13:20

    Shpesh lexojmë për disa ligje të çuditshme në mbarë botën që nuk do t’i dëshironim në “oborrin e shtëpisë”. Megjithatë, ka edhe nga ato që do t’i pranonim me kënaqësi. Ndoshta këto janë disa prej tyre.

    Asnjë thirrje e punonjësve pas orarit të punës

    Për të kontribuar në ekuilibrin e jetës private dhe asaj të biznesit, Portugalia miratoi një ligj të ri vitin e kaluar që ndalon shefat të kontaktojnë punëtorët pas orarit të punës. Nëse diçka nuk është emergjente, eprorët nuk duhet të dërgojnë as mesazhe, e-mail apo të telefonojnë punonjësit e tyre pas punës.

    Të gjitha ndërtesat e reja duhet të kenë çati të gjelbra

    Bazeli është bërë qyteti i parë që miratoi një ligj të tillë. Domethënë, të gjitha ndërtesat e reja në qytetin zvicerian duhet të kenë gjelbërim në çati, dhe ligji vlen edhe për të gjitha ndërtesat e vjetra që i nënshtrohen rinovimit të detajuar.

    Dy pemë të reja për çdo fëmijë të lindur

    Në Uells ka nisur një iniciativë, sipas së cilës për çdo fëmijë të lindur mbillen dy pemë. Dhe ndërsa një pemë po mbillet në Uells, një tjetër po mbillet në Ugandë. Ideja është e mrekullueshme dhe është shtrirë edhe tek fëmijët e birësuar, në mënyrë që Uellsi dhe Uganda të marrin nga dy pemë të reja kur një fëmijë birësohet.

    Bërja e një selfie me Budën konsiderohet një fyerje në Sri Lanka

    Në Sri Lanka, fotoja me shpinë nga statujat e Budës konsiderohet një shkelje e madhe. Mund të detyroheni të fshini fotot. Lejohet të bësh foto pranë Budës, anash, me trupin të kthyer nga Buda dhe vetëm kokën drejt fotos, por asnjëherë me shpinë të kthyer nga Buda.

    Të mos e shëtisësh qenin 3 herë në ditë është krim

    Nëse keni një qen në Torino, ligji ju kërkon të ecni me të të paktën 3 herë në ditë. Nëse nuk e bëni këtë, sipas ligjit të ri mund të gjobiteni deri në 500 euro. Italia e konsideron veten një komb kafshëdashës dhe në shumë qytete macet endacake mbrohen me ligj.

    Harrimi i ditëlindjes së një gruaje mund të të çojë drejt e në burg

    Bota është plot me burra harrakatë, por Samoa po përpiqet ta ndryshojë këtë. Ashtu siç do të dëshironin femrat. Aty është e ndaluar të harrohet ditëlindja e gruas dhe burri duhet t’i përgjigjet drejtësisë dhe gjithsesi ta kompensojë gruan nëse e bën këtë.

    Nëse gruaja përfundon duke raportuar këtë gabim të tmerrshëm të burrit të saj në polici, burrit mund t’i duhet të vizitojë burgun dhe t’i përgjigjet disa pyetjeve brutale. Pra, alternativa më e mirë për burrat në Samoa është t’i bëjnë gratë e tyre të lumtura.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    28 March 2024
    LifeStyle
    28 March 2024
    LifeStyle
    27 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark