×
  • Lajme
  • Insajderi

    Burri i Albulena Haxhiut merr nën kontrollë ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet Lokale

    Insajderi
    29 September 2022 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkëshorti i Ministres Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, ka filluar të shfaqet edhe publikisht në aktivitetet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, aty ku edhe u emërua këshilltar i ministrit Elbert Krasniqi.

    Krasniqi, shihet në mesin e zyrtarëve të MAPL-së që ka drejtuar punëtorinë dy ditore për finalizimin e Koncept dokumentit për Ligjin për Zgjedhjet Lokale,  aktivitet ky që është zhvilluar përgjatë të martës dhe ditës së mërkurë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për këtë, ka njoftuar vetë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

    “Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e OSCE-së në Kosovë, ka mbajtur punëtorinë e dytë të përbashkët me grupin punues për finalizimin e Koncept dokumentit për Ligjin Nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës”.

    “Në këtë aktivitet përveç përfaqësuesve të MAPL-së, pjesë e kësaj punëtorie ishin edhe përfaqësues të tjerë nga grupi punues si: Përfaqësues nga misioni i OSBE-së në Kosovë, Zyra e Kryeministrit, Asociacioni i Komunave të Kosovës, , Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Zyra e BE-së në Kosovë dhe përfaqësues/e nga shoqëria civile KDI dhe D+”, thuhet në njoftimin e MAPL-së.

    Gazeta Insajderi, ka raportuar në muajin gusht se njëri nga përfituesit e privilegjeve të pushtetit është edhe burri i ministres Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi.

    Alban Krasniqi pos që është bashkëshorti i shefes së Drejtësisë të vendit, është edhe i afërt me partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje.

    Nën logon e kësaj të fundit kishte kandiduar për kryetar të komunës së Malishevës në zgjedhjet lokale të vitit 2021, por nuk kishte arritur të fitojë kundrejt Ekrem Kastratit, që tash mban pozitën e të parit të këtij qyteti.

    Ministri Elbert Krasniqi, e pati nënshkruar dokumentin zyrtar të emërimit të Krasniqit si këshilltar të jashtëm me 5 gusht. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark