×
  • Lajme
  • Insajderi

    Burri i tezës së Albin Kurtit eliminohet nga gara për bord të RTK-së, fajëson Armend Zemajn e Doarsa Kicën për vlerësim jo objektiv

    Insajderi
    20 November 2021 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dush Gashi, burri i tezës së Albin Kurtit, kryeministrit të vendit është eliminuar nga gara për Bord të Radio Televizionit të Kosovës.

    Në një status të gjatë për mosfutjen e tij në listën e ngushtë, gazetari që këtë punë e bën tash e 40 vjet, i ka fajësuar dy deputetët e Kuvendit të Kosovës: Armend Zemajn dhe Doarsa Kicën, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Dje, në media u publikua lista e ngushtë e të intervistuarve nga Komisioni ad-hoc parlamentar për kandidatë të mundshëm për bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, e cila duhet t’i dërgohet Parlamentit të Kosovës për miratim. Ndonëse lista nuk u publikua drejtpërdrejt nga Komisioni parlamentar, por as nuk u mohua prej tij deri tash, konsideroj se lista është e saktë. Meqë edhe vetë kam qenë kandidat dhe jam intervistuar, por nuk kam hyrë në listën e ngushtë, ndjej nevojë që para opinionit t’i bëj të ditura përgjigjet e mia”, thotë Dushi në reagimin e tij.

    “Ajo që më habit është se në shumicën e përgjigjeve të mia, kryesuesi i Komisionit, Armend Zemaj (por edhe anëtarja Doarsa Kica Xhelili) shprehnin pakënaqësi dhe mosaprovim të hapur (me gjeste, me tundje koke, me “jo, jo…”). Sinqerisht, u befasova, sepse këto reagime janë të pashembullta në një intervistë, në të cilën nuk zhvillohet dialog, por dëgjohen përgjigjet e të intervistuarit, ndërsa vlerësimi bëhet më pas, pa praninë e tij”, shkruan tutje Dushi, transmeton Gazeta Insajderi.

    Statusi i plotë:

    Se Dushi është burri i tezës së Kryeministrit, e thotë ish-këshilltari i tij, Shkëlzen Gashi.

    “Dush Gashi është një personalitet me integritet fort të lartë profesional e njerëzor. Ai është gazetar qe afërsisht katër dekada. Për fat të keq, deputetët e Komisionit për Media të Kuvendit të Kosovës, s’e paskanë përzgjedhë për anëtar të Bordit të RTK-së. Sidoqoftë, Dushin nuk e kam kushëri, por Kryeministri i Kosovës e ka burrë të tezes”, shkruan Gashi, transmeton Gazeta Insajderi.

    Tutje Gashi thotë se “në Kosovë nuk bëhet lajm që një profesionist i jashtëzakonshëm s’është përzgjedhë në bordin e RTK-së. Po ashtu, në Kosovë nuk bëhet lajm që Kryeministri i Kosovës nuk ndërhynë për ta përzgjedhë burrin e tezës në bordin e RTK-së”.

    Statusi i plotë:

    Lexo edhe:

    Shiko edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark