×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Burri ka qenë anëtar i LVV-së, unë simpatizuese”, deklarata e kryesueses së Bordit të KPMM që tregon afërsinë e saj me pushtetin

    Insajderi
    22 February 2023 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Selvete Grajqevci-Pllana, kryesuesja e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, përmes një deklarate ka treguar afërsinë e saj me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “S’kam pasur kurrfarë lidhje, burri ka qenë më herët si anëtar i LVV-së, kam aplikuar edhe më herët, nuk kam ardhur në shprehje. Unë ndoshta si simpatizuese se kurrgjë tjetër më LVV-në nuk kam”, ka thënë ajo në Kallxo Përnime, transmeton Gazeta Insajderi.

    E njëjta po ashtu ka deklaruar se para që emri i saj të shkojë në Kuvend për miratim, ajo ka pasur një takim me kryeministrin Albin Kurti.

    “Kemi qenë në një bashkëbisedim, nuk ka qenë as intervistë, kanë qenë 5 minuta, tha vetëm CV juaj po më intereson. I tregova që kam punuar në KEK, me profesion jam juriste. Unë i thash që mendoj që në përputhje me Ligjin për miniera kam me i zbatu të gjitha dispozitat e parapara në ligj”, ka thënë tutje ajo, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Takimin me kryeministrin përpara se të votohen në Kuvend e kanë konfirmuar edhe anëtarët Gani Maliqi, Jahir Gashi dhe Gani Kastrati për Kallxo Përnime, përcjell Gazeta Insajderi.

    Këta të fundit bashkë me Rrezarta Pushkolli-Makolli dhe Selvete Grajqevci-Pllana janë emëruar në bordin e KPMM-së në seancën e 6 dhjetorit 2021./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark