×
Show

Burri përballet me burg sepse gëlltiti një peshk të gjallë [video]

Insajderi
22 January 2017 - 14:28
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë i cili ishte filmuar duke e gëlltitur një peshk të kuq gjatë një sfide të pijes, tash përballet me burg.

Daniel Challis, 24-vjeçar, nga Anglia, është dënuar për mizori ndaj kafshës pasi që e kishte gëlltitur një peshk gjatë një sfide të pijës, transmeton Express.

Shoku i tij, Cheryl Stevens, e kishte xhiruar sfidën dhe e kishte postuar në rrjetin social “Facebook”, i cili ishte parë nga Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve (RSPCA).

Të dytë janë akuzuar se e kanë bërë kafshën të vuajë pa nevojë dhe se kanë dështuar në detyrën e vet për t’u kujdesur, shkruan Express.

Por, ata i kanë mohuar akuzat, duke insistuar se kishin menduar se peshku ishte i ngordhur.

Por, Kevin Withey, avokat për RSPCA, ka thënë se në video ishte parë qartë se peshku ishte i gjallë.

Ata janë shpallur fajtor për mizori, por janë liruar nga akuzat se kanë dështuar në detyrën e tyre për ta mbrojtur peshkun.

Ata mund të dënohen deri në tri vite burg nëse gjykata në Plymouth i shpall fajtor më 3 shkurt. /Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=jRWa2gfuJc0

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark