×
  • Sport
  • Sport

    Busquets e pranon se mund ta lë Barcelonën

    Insajderi
    09 February 2016 - 15:45

    Ylli i Barcelonës, Sergio Busquets, do ta konsiderojë largimin nga Barcelona për tu bashkuar me ish-trajnerin e tij Pep Guardiolan në Manchester City.  Kështu ka njoftuar vetë futbollisti spanjoll.

    27 vjeçari bëri kalimin në ekipin e parë të Barcelonës pikërisht në vitin 2008 kur Guardiola e mori atë nga skuadra e Barcelonës B dhe që prej atëherë Busquets mbetet njëri prej lojtarëve kryesorë të Barcelonës, raporton ESPN.

    Busuqets tha se do t’i pëlqente të punonte me Guardiolën prapë, raporton Insajderi.

    “E kam thënë gjithmonë se janë vetëm dy njerëz që mund ta marrin vendimin e largimit të tij nga Barcelona. Njëri nga këta persona është gruaja ime e cila është e lumtur në Barcelonë për momentin. Në anën tjetër është Pep Guardiola të cilit i detyrohem shumë në karrierë dhe do të doja të punoja me të edhe një herë”, ka thënë Busquets.

    Busquets dhe Guardiola fituan së bashku Ligën e Kampionëve dy herë dhe tre trofe të La Ligas spanjolle.

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark