×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Butrinti ‘ngacmon’ sërish, publikon foto të reja me modelen joshëse ku duken mjaft të afërt

    Insajderi
    20 April 2023 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Butrint Imeri është në përgatitje të projektit të ri muzikor dhe këtë e kemi zbuluar përmes pamjeve nga xhirimet e videoklipit në Kroaci.

    Fillimisht ai publikoi një video ku shihej shumë i afërt me një vajzë të panjohur dhe u aludua për lidhje të re.

    Shpejt u mësua se bëhet fjalë për protagonisten e klipit të ri.

    Por Butrinti ka ‘ngacmuar’ sërish.

    Ai ka hedhur pamje të reja me bukuroshen brune ku prapë shihet afërsi e madhe mes tyre.

    “Erdh pranvera, çeli qershia”, ka shkruar këngëtari sipër imazhit teksa shihej I veshur me stil, bluzë të bardhë kombinuar me pantallona të kaltër dhe atlete.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark