KF Gjilani ka ndërprerë kontratën me trajnerin e njohur kosovar, Bylbyl Sokoli. Ndërprerja e bashkëpunimit u bë e ditur përmes një komunikate për media.
“Kryesia e klubit dhe trajneri Bylbyl Sokoli pas një takimi te mbajtur sot kane vendosur qe te ndërprenë bashkëpunimin, ky ishte vendimi i dy palëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit, njofton Gazeta Monitor.
Nën drejtimin e Bylbyl Sokolit, Gjilani ka pësuar katër humbje në katër ndeshjet e fundit, dhe kjo duket se ka nxitur ndërprerjen e bashkëpunimit mes dy palëve.
Aktualisht, Gjilani është në vendin e katërt në Superligen e Kosovës.
Gjilani të enjten i shkon skuadrës se Vushtrrisë në “Ferki Aliu”, ku do të tentoj ti nxjerrë tre pikë në luftën për titull të kampionit.
Rreth dy muaj më parë, fatin e Sokolit e ka pasur edhe trajneri Sadat Pajaziti/Inasjderi.com