×
  • Lajme
  • Insajderi

    Cakaj në PDK? Sqarohet ministri i jashtëm shqiptar

    Insajderi
    28 November 2020 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryediplomati shqiptar Gent Cakaj, ka folur pas refuzimit të Serbisë që atij t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Bujanocit. Cakaj flet edhe për spekulimet se ai po bëhet pjesë e PDK-së.

    Cakaj e ka parë më të rëndësishme vlerësimin politik që iu është bërë nga përfaqësuesit institucional të Bujanocit, teksa ka thënë se nuk zbrapset nga deklaratat kundrejt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nga Vuçiq dhe miqtë e tij në detyrë, shefi i diplomacisë në detyrë në Shqipëri ka kërkuar reflektim racional, si dhe distancim nga, siç e quan ai, e kaluara kriminale serbe në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

    Mes tjerash, përfaqësuesi diplomatik i politikave të jashtme të Shqipërisë ka folur edhe lidhur me bashkëpunimin institucional ndërmjet shtetit ku po e ushtron detyrën dhe vendlindjes së tij, pra Kosovës, në rrafshin ndërkombëtar, teksa ka thënë se komunikimi ndër-institucional ndërmjet të dyja vendeve bëhet në baza ditore.

    Tutje, ai ka folur edhe për të ardhmen e tij politike, teksa ka qartësuar se nuk do jetë pjesë e asnjë subjekti politik në Kosovë.

    Sa i përket pozitës së Shqipërisë karshi mandatit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit në kuadër të OKB’së, Cakaj është shprehur optimist për mbështetjen që iu është dhënë nga vendet e rajonit e më gjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark