Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi në futbollin e Kosovës, raporton Insporti.
KE diskutoi për ndeshjet miqësore të Kombëtares A dhe FFK-ja ka arritur pajtueshmëri që më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” ta zhvillojë një ndeshje me Kombëtaren e San Marinos, ndërsa më 4 qershor me Kombëtaren e Kazakistanit po ashtu në kryeqytet.
Ndërkaq, më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës udhëton në Antalia për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore me Kombëtaren Komorosit dhe të Gambisë.